LAJMI I FUNDIT:

Meçi i shumë përfolur Floyd Mayweather – Khabib Nurmagomedov, stafi i luftëtarit të UFC ka një kërkesë nëse arrihet marrëveshja

Meçi i shumë përfolur Floyd Mayweather – Khabib Nurmagomedov, stafi i luftëtarit të UFC ka një kërkesë nëse arrihet marrëveshja

Tifozët e shumtë të boksit kanë shijuar sfida të forta në vitet e fundit dhe një ndër to ishte ajo mes Floyd Mayweather dhe Conor Mc Gregor në vitin 2017.

Amerikani nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren ndaj irlandezit të njohur.

Mc Gregor u përballë në UFC edhe ndaj Khabib Nurmagomedov, betejë që u fitua nga 31-vjeçari nga Dagestani.

Khabib Nurmagomedov . (Foto: Michael Reaves/Getty Images )

Shumë po flitet për një duel midis Mayweather dhe Khabib, teksa tifozët shpresojnë që të vijë sa më shpejt zyrtarizimi.

Ky mes do të sillte fitime me miliona për boksierët, por babai i Khabin, njëkohësisht edhe trajneri, Abdulmanap, tregon kushtin e tij për tu bërë kjo përballje.

Floyd Mayweather Jr. (Foto: Christian Petersen/Getty Images)

“Tani po mendojmë për Tony Ferguson dhe pastaj do të kemi Lomachenkon pas 6 muajsh, më pas mund të mendojmë për diçka atë tillë”.

“Maywather është boksieri më i mirë, ka 50 fitore dhe asnjë humbje. Patjetër që dëshiron të sfidojë një tjetër kampion të pamposhtur si Khabibi”.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Steven Ryan/Getty Images)

“Por ka një kusht, duam që sfida në 12 raunde të ketë 11 prej tyre boks tradicional dhe vetëm një sipas rregullave të UFC“, ka thënë babai i Khabib. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori