LAJMI I FUNDIT:

Khabib reagon pasi McGregor njoftoi pensionimin nga MMA

Khabib reagon pasi McGregor njoftoi pensionimin nga MMA

Conor McGregor befasoi të gjithë ku nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se do të pensionohet nga artet e përziera marciale (MMA).

“Ç’kemi djema, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur sot të pensionohem nga ky sport i njohur si “artet e përziera marciale'”. I dëshiroj të gjithë kolegëve të vjetër të bëjnë mirë në këtë garë”, ka shkruar McGregor në Twitter.


Ndërsa nuk ka kaluar shumë dhe rivali i tij, Khabib Nurmagomedov, ka postuar një Twitter një lamtumirë thumbuese për irlandezin.

Publikohet video ku shpjegohet pse Khabib doli nga oktogoni për t’u përleshur me trajnerin e McGregorit
Lexo po ashtu Publikohet video ku shpjegohet pse Khabib doli nga oktogoni për t’u përleshur me trajnerin e McGregorit

“Mund të jetë vetëm një mbret në xhungël. Vetëm një”, ka shkruar Khabib.

Kujtojmë se Nurmagomedov kishte fituar ndaj Conorit në tetorin në 2018. /Telegrafi/