LAJMI I FUNDIT:

Khabib Nurmagomedov – Në oktagon i pamposhtur, jashtë tij një mysliman i devotshëm: Një ditë Fitër Bajrami në fshatin e tij të lindjes në Rusi

Khabib Nurmagomedov – Në oktagon i pamposhtur, jashtë tij një mysliman i devotshëm: Një ditë Fitër Bajrami në fshatin e tij të lindjes në Rusi

Khabib Nurmagomedov të dielën më 7 tetor do të përballet me Conor McGregor në Las Vegas për të mbrojtur titullin e peshës së lehtë në UFC.

Për irlandezin kemi folur shpesh herë dhe për shumicën nga ne, ai është një profil i njohur. Por, kur është Nurgmagomedov?


Jetonte me qira dhe 188 euro ndihmë sociale, McGregor tregon vështirësitë që kishte për t’u bërë kampion
Lexo po ashtu Jetonte me qira dhe 188 euro ndihmë sociale, McGregor tregon vështirësitë që kishte për t’u bërë kampion

Nurgmagomedov është kampioni në fuqi i divizionit të peshave të lehta në UFC dhe nofka e tij është ‘Shqiponja’. Deri më tani ai është i pamposhtur, nga 26 përballje nuk ka asnjë humbje.

Është 30 vjeçar (dy muaj më i ri McGregor) dhe vjen nga Rusia, por i lindur në fshatin Sildi, Dagestan.

Nurmagomedov është rusi dhe myslimani i parë që ka fituar një titull në histori të UFC dhe kështu profili i tij ka pasur një rritje të madhe në vitet e fundit (posaçërisht pas fitoreve ndaj  Edson Barboza dhe Al Iaquinta).

Ai është favorit për të fituar edhe ndaj irlandezit, por për një moment të lëmë anash përballjen e tij të ardhshme në oktagon (tetëkëndësh) dhe të fokusohemi për pak te jeta e tij.

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve në konferencën e fundit për media para përballjes me Conor McGregor (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Dëshirën për t’u stërvitur në sportin e artëve të përziera marciale e ka trashëguar nga babi i tij që ishte një mundës në vitet e rinisë.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Michael Reaves/Getty Images/Guliver)

Ai është një mysliman sunit i devotshëm, një njeri që respekton familjarët e tij dhe nuk harron asnjëherë prejardhjen, pavarësisht se në profesioni i tij zhvillohet në Amerikë.

Nurmagomedov konsiderohet hero në fshatin e tij të lindjes në Dagestan, të gjithë e dua dhe luten për sukseset e tij, këtë e tregon me emocione dhe një grua e moshua nga fshati i tij.

Më poshtë keni videon e plotë nga dita e Fitër Bajramit në fshatin e tij të lindjes, ku ai vizion të gjithë fshatarët e tij, teksa ata flasin me shumë dashuri dhe emocione për njeriun e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori