LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 10 arsyet që Chelsea e shkarkoi Frank Lampardin nga posti i trajnerit

Këto janë 10 arsyet që Chelsea e shkarkoi Frank Lampardin nga posti i trajnerit

Frank Lampard është zyrtarisht i shkarkuar nga pozita e trajnerit te skuadra londineze Chelsea.

Trajneri anglez kishte marrë drejtimin e Chelseat më 4 korrik të vitit 2019 dhe në sezonin e parë bëri mjaftë mirë me klubin.

Lampard arriti ta fuste Chelsean në top katërshen e Ligës Premier, përkundër që nuk pati mundësi klubi të bëjë transferime.

Megjithatë gjithçka u kthye kundër anglezit këtë edicion, kur ai bëri transferime të mëdha duke afruar emra si Timo Werner, Kai Havertz, Hakim Ziyech, Thiago Silva, Ben Chilwell e të tjerë.

Përkundër shpenzimeve marramendës, Lampard ka mbetur plot 11 pikë larg kryesuesve të Ligës Premier.

Chelsea vendosi ta shkarkonte trajnerin, derisa mediumi The Athletic ka shkruar 10 arsyet pse erdhi deri te shkarkimi i anglezit.

1. Marrëdhënia e Frank Lampard me gruan me ndikim Marina Granovskaia u përkeqësua.

2. Ralf Rangnick iu ofrua punë e përkohshme javën e kaluar për katër muaj, por e refuzoi atë.

3. Thirrjet u bënë javët e fundit për të “ngacmuar” menagjerin e Leipzig, Julian Nagelsmann.

4. Ndeshja me Leicesterin ishte kulmi dhe në mëngjes filluan përpjekjet për të finalizuar pasardhësin.

5. Lampard u dha dorën lojtarëve dhe i falënderoi ata për përpjekjet ‘kundër’ tij pas ndeshjes së Leicester.

6. Petr Cech u përfshi në bisedën me agjentët e yjeve të rinj ndërsa forma u zhyt.

7. Disa lojtarë u ankuan për mungesën e udhëzimeve taktike dhe duke mos folur me ta për muaj të tërë.

8. Dëshira për të ri-nënshkruar me mesfushorin anglez Declan Rice acaroi drejtuesit e Chelseat.

9. Në dhomat e zhveshjes menaxheri nuk ndjente ndjeshmëri dhe u lëndua nga kritikat që i bënin për të publikisht.

10. Lampard do të ishte larguar (duke dhënë dorëheqje) po të kishte punuar për ndonjë klub tjetër përveç Chelsea, pasi klubi londinez ishte klub i zemrës së tij dhe tentonte në çdo mënyrë të vazhdonte të ishte pjesë e tyre.  /Telegrafi/

c

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori