Këtë të dielë në “Super Sfida”, ALSAT-M përballë Dardanëve


Këtë të dielë, duke filluar prej orës 20:50, në RTK, në kampionatin më të madh të lojërave në vend, do të ballafaqohen ekipi i ALSAT-M përballë ekipit Dardanët.
Anëtarët e këtyrë ekipeve për herë të parë do të garojnë në një shou televiziv, arsye kjo që pritet të bëjë këtë duel të fortë dhe shumë interesant.
Për ekipin Dardanët do të garojnë: këngëtari Korab Shaqiri, Gëzim Bimbashi (Prezentues i Lajmeve) dhe Besa Gashi (Miss Kosova).
Ndërsa në ekipin e ALSAT-M bëjnë pjesë: prezentuesja e lajmeve Zejxhane Osmani, Emiliano Kryeziu (Moderator) dhe Fadil Veseli (Producent)./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/04/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































