LAJMI I FUNDIT:

Këtë muaj nisin xhirimet e filmit “Breaking Bad”

Këtë muaj nisin xhirimet e filmit “Breaking Bad”

Së shpejti do të nisin xhirimet e filmit “Breaking Bad”, i bazuar në hit-serialin me të njëjtin emër që konsiderohet ndër realizimet më të mira televizive deri më tani.

Reklama

Autori i serialit, Vince Gilligan, është duke punuar në projektin që do të rezultojë me filmin dyorësh në kuadër të franzhizës “Breaking Bad”.

Xhirimet pritet të fillojnë gjatë këtij muaji në New Mexico, ku është vendosur edhe ngjarja origjinale e serialit.

Titulli aktual i filmit është “Greenbrier”, ndërsa ngjarja përcjell ikjen e një burri të rrëmbyer dhe përpjekjet e tij për t’u çliruar.

Ngjarja e serialit sillet rreth Walter White (Bryan Cranston), profesor i kimisë në shkollë të mesme, i cili diagnostikohet me kancer të mushkërisë.

Së bashku me ish-nxënësin e tij, Jesse Pinkman (Aaron Paul), White përfshihet në botën e krimit duke prodhuar dhe shitur metamfetamin, ndërsa të gjithë këtë e bën për të siguruar të ardhmen e familjarëve të tij para se të vdesë.

Deri në momentin e emetimit të episodit të fundit, seriali ka qenë ndër programet më të shikuara në televizionet kabllovike amerikane.

Ka fituar shumë çmime, duke përfshirë 16 çmime Emmy, tetë çmime Satelit, dy Golden Globes, dy çmime ‘Peabody’, dy çmime të Shoqatës së Kritikëve të Filmit dhe katër çmime të Shoqatës së Kritikëve Televizivë.

Në vitin 2013, “Breaking Bad” hyri në Librin e rekordeve Guinness, si seriali më i vlerësuar nga kritikët i të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

Magazina
Jennifer Lopez thekson vijën e trupit dhe i vihet në dukje gjoksi në veshjen e ngushtë rrugëve të Los Angelesit

Jennifer Lopez thekson vijën e trupit dhe i vihet në dukje gjoksi në veshjen e ngushtë rrugëve të Los Angelesit

Magazina
Letra publike e Feros për Arbenita Ismajlin, i kërkon falje dhe rikthim

Letra publike e Feros për Arbenita Ismajlin, i kërkon falje dhe rikthim

Magazina
Blero feston njëvjetorin e lidhjes me të dashurën e re

Blero feston njëvjetorin e lidhjes me të dashurën e re

Magazina
Këto fotografi dëshmojnë se Monica Bellucci ka qenë dhe mbetet femra më e bukur e të gjitha kohërave

Këto fotografi dëshmojnë se Monica Bellucci ka qenë dhe mbetet femra më e bukur e të gjitha kohërave

Magazina
Bebe Rexha tregon gjoksin e saj atraktiv në një video promovuese të këngës së saj të re

Bebe Rexha tregon gjoksin e saj atraktiv në një video promovuese të këngës së saj të re

Magazina
Kalo në kategori