LAJMI I FUNDIT:

Këta janë pesë fituesit e javës së parë në “Detektivi”

Këta janë pesë fituesit e javës së parë në “Detektivi”
Foto: YouTube

Kuizi shumë i përfolur “Detektivi” ka nisur sezonin e dytë këtë të hënë në RTV Dukagjini.

Emisioni, i cili sezonin e kaluar bëri bujë të madhe dhe ishte ndër më të shikuarit, sivjet po ashtu po vazhdon të mbledh njerëzit para ekranit çdo ditë që nga ora 22:15.


Tre konkurrentët e parë të sezonit të ri ishin: Asdren Salihu (fizioterapeut), Zaki Asllani (psikologe) dhe Zgjim Veliu (gazetar) – në mesin e 54 konkurrentëve që do të jenë gjithsej.

Ata po ashtu iu nënshtruan edhe testit të poligrafit, i cili është një risi në edicionin e këtij viti.

"Detektivi" nisi me episodin e parë të sezonit të dytë - tre garuesit në emocione për zbardhjen e çështjeve
Lexo po ashtu "Detektivi" nisi me episodin e parë të sezonit të dytë - tre garuesit në emocione për zbardhjen e çështjeve

Zgjim Veliu ndërkaq është përzgjedhur fituesi i episodit të parë, për të vazhduar më tej në gjysmëfinale.

Kandidatët e episodit të dytë të Detektivit janë: Arben Rama (operator), Drilon Shahini (teknolog i ushqimit) dhe Astrit Agaj (analist kreditor).

Edhe në episodin e dytë të këtij sezoni, konkurrentët ishin në stres e me plot emocione për të sfiduar njëri-tjetrin në garën e madhe.

Fitues i kësaj mbrëmjeje ishte Arben Rama, të cilin do e shihni në çerekfinale.

Edhe episodi i i tretë i Detektivit ka rezervuar shumë befasi për kandidatët, por duke mos munguar as emocionet e stresi.

Tre kandidatët e këtij emisioni ishin: Egzon Baruti (analist i të dhënave), Jeta Lila Delija (edukatore) dhe Granit Lushaku (student).

Ky i fundit ndërkaq ka qenë fituesi i kësaj nate të episodit të tretë.

Episodi i katërt i Detektivit i ditës së enjte po ashtu ka qenë tejet interesant dhe me plot emocione.

Liridon Pnishi (Bashkëpuntor professional), Minir Fetahu (Menaxher për mbrojtje dhe siguri në punë) dhe Arianit Jashari (Menaxher) – kanë qenë tre kandidatët e këtij episodi.

Dhe fituesi për këtë mbrëmje u zgjodh Liridon Pnishi.

Episodi i fundit i javës së parë të emisionit Detektivi njëherësh i pesti gjithashtu pati vështirësi e komplikime në përgjigjet e konkurrentëve.

Kandidatët e kësaj mbrëmje ishin: Bedri Bytyqi (Hoxhë), Dhurata Dani (Kimiste) dhe Armend Fejza (Gjyqtar Hendbolli).

Dhurata Dani ndërkohë ishte e vetmja femër që deri më tani ka arritur të shkojë në çerekfinale.

Theksojmë që fituesi i kompeticionit në fund të spektaklit do të shpërblehet me preminë kryesore, e cila është një ‘Renault Clio’. /Telegrafi/