LAJMI I FUNDIT:

Këta janë futbollistët që kanë bërë më shumë driblime në Ligën Premier

Këta janë futbollistët që kanë bërë më shumë driblime në Ligën Premier

Riyad Mahrez është futbollisti që ka bërë më shumë driblime gjatë sezonit të fundit në kampionatin anglez.

Mesfushori i Leicester Cityt ka arritur të lë mbrapa shumë emra të mëdhenj duke kompletuar gjithsej 131 driblime në sezonin 2015/16 të Ligës Premier.


Pas Mahrezit, renditet i padëshiruari i Manchester United, Wilfried Zaha, i cili ka kompletuar 127 driblime.

Akinfenwa me 120 kilet e tij kërkon ftesë nga kombëtarja angleze (Video)
Lexo po ashtu Akinfenwa me 120 kilet e tij kërkon ftesë nga kombëtarja angleze (Video)

Në vendin e tretë gjendet mesfushori me tipare sulmuese i Evertonit, Ross Barkley, i cili ka bërë 115 driblime në sezonin e fundit.

Listën e përmbyll sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez që ka dribluar në 101 raste. /Telegrafi/

Dribluesit më të mirë të sezonit 2015/16 në Ligën Premier:

Riyad  Mahrez – 131 driblime

Wilfried  Zaha – 127 driblime

Ross  Barkley – 115 driblime

Alexis Sanchez – 101 driblime