LAJMI I FUNDIT:

Kështu do të duket aeroporti i Kukësit

Kështu do të duket aeroporti i Kukësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotoje me projektin e aeroportit të ri të Kukësit.

“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”, shkruan Rama duke shtuar se projekti s’do të mbetet në letër.


Më herët, Rama njoftoi banorët e qarkut verilindor për disa projekte të qeverisë në këtë zonë, ndër to më kryesori, hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, që sipas tij do të nisin nëntorin e 2019-së.

Rama sqaroi se janë bërë hapa konkretë për procedurën për aeroportin e Kukësit dhe rikonstruksioni që do të kushtojë rreth 6.8 milionë euro, me shumë gjasa do nisë në janar të vitit të ardhshëm.

“Deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës.

Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri. Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit”, tha ai./Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale

Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori