LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Kurtit i kundërpërgjigjet Grenellit: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe VV-në

Këshilltari i Kurtit i kundërpërgjigjet Grenellit: Si amerikan, jam krenar që punoj me Albinin dhe VV-në

Këshilltari personal i Albin Kurtit, Arun Chaudhary i ka reaguar ish-përfaqësuesit të posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ky i fundit e ka kritikuar gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurtin.


Grenell e ka cilësuar Kurtin si anti-amerikan dhe i ka bërë thirrje presidentit aktuale të SHBA-së, Joe Biden ta ndalë atë, transmeton Telegrafi.

“Hej Richard Grenell, ky amerikani është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Aleanca jonë e palëkundshme, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, i mbijetoi diplomacisë së pamatur të detyrimit që ndihmuat për Donald Trumpin, kështu që … të lutem ndal”, ka reaguar Chaudhary përmes llogarisë personale në Twitter.

Grenell vazhdon ta kritikojë Kurtin, thotë se veproi kundër Obamas dhe Biden
Lexo po ashtu Grenell vazhdon ta kritikojë Kurtin, thotë se veproi kundër Obamas dhe Biden

Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, ka thënë të martën se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti është anti-amerikan. Në një postim në rrjetin social Twitter, Grenell ka thënë se Kurti ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë si Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Kujtojmë se Chaudhary ishte pjesë e fushatës së Barack Obamas të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008. Ai gjithashtu ishte pjesë edhe e fushatës së demokratit, Bernie Sandersit në vitin 2016 gjersa ka punuar në Shtëpinë e Bardhë për dy vjet, 2009-2011. /Telegrafi/