Sado që të jeni të fortë, ndarja nuk është e lehtë, por nuk është gjithashtu lehtë të jesh në rolin e atij që i jep fund lidhjes.
Nuk keni nevojë të bëni diçka drastike për t’i dhënë fund një lidhjeje që nuk funksionon. Ja disa këshilla për ndarje, pa shkaktim të lëkundjeve të mëdha.
Nuk është një situatë e lehtë, por nuk duhet që të jetë edhe fundi i botës, transmeton Telegrafi.
1. Para se ta bëni bisedën me partnerin tuaj, përpiquni që të përgatisni përgjigjet në pyetjet të cilat do të ju shtrohen sipas të gjitha gjasave.
2. Hyni në situatë me kokë të qetë. Mos u ndani nga partneri me bërtitje, sharje dhe me gjeste të ndryshme.
3. Mos u bëni qyqarë me rastin e ndarjes! Assesi mos lejoni që atë që është obligim vetëm i juaji të kryhet nga ndonjë mik i cili ish të dashurit tuaj të ardhshëm ia bën me dije lajmin e keq, derisa ju fshiheni në tualetin e ndonjë kafeneje.
4. Në fakt, më së miri do të ishte që të mos i jepni fund lidhjes në vend publik. Nuk është e ndershme dhe tregon mungesë të respektit ndaj partnerit dhe ndaj lidhjes suaj.
5. Përpiquni që maksimalisht të shprehni respekt ndaj partnerit dhe kohës që keni kaluar së bashku. Nuk do të ishte mirë që ta lini tërësisht të hidhëruar, mjafton që më nuk dëshironi të jeni me të.
6. Nëse në mendjen tuaj tashmë i keni dhënë fund lidhjes me partnerin dhe mendoni se nuk ka shanse që të vazhdoni, mos i ofroni shpresë të rreme. Nëse ka marrë fund, atëherë le të jetë me të vërtetë fund.
7. Shmangni deklarimet akuzuese të llojit “Unë jam gjithmonë” ose “Ti nuk je kurrë” me rastin e ndarjes. Deklarimet e tilla në fakt janë një lloj sulmi dhe nuk do të ndihmojnë në situatën në fjalë edhe nëse ju ndoshta nuk keni argumente të tjera .
8. Lëreni mundësinë e miqësisë. Nuk ka nevojë që të bëni premtime. Të jesh mik me ish-partnerin është një sfidë e madhe dhe nuk është një vendim i cili duhet të merret menjëherë.
9. Jini shumë të qartë në qëndrimet tuaja lidhur me faktin pse nuk funksionon lidhja juaj. Mos lejoni që të tërhiqeni në një bisedë lidhur me faktin se si gjërat mund të ndryshojnë. Mos e harxhoni kot kohën tuaj, e as të atij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?
Cilësitë që i bëjnë gratë e shenjës së Demit thjesht të paharrueshme
Dita e Tokës 2022 - Historia, rëndësia dhe tema e këtij viti
Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel