LAJMI I FUNDIT:

Kërkimfalja e Ermal Mamaqit për Beatrixën dhe reagimi i Anxhelina Hadërgjonajt

Kërkimfalja e Ermal Mamaqit për Beatrixën dhe reagimi i Anxhelina Hadërgjonajt
(Foto: Instagram/ermalmamaqiofficial/anxhelina/TopChannel)

Disa net më parë, Ermal Mamaqi së bashku me disa personazhe tjera, si Xhemi Shehu, Salsano Rrapi, Ed Manushi, Flori Gjini e Agron Llakaj, kishin qenë mysafirë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Një shaka e Ermalit që u vazhdua nga Salsano, e ku u përmendën Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj në prezencë të Donald Veshajt, kishte shkaktuar mërzitjen e këngëtares, e cila vendosi edhe të mos ishte pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët, ku do të takohej me partnerin e saj që ndodhet brenda shtëpisë.


Mamaqi kishte reaguar përmes rrjeteve sociale duke kërkuar falje, ndërsa në videon e shpërndarë në Instagram, mes tjerash thoshte: “Fakti që ti je lidhur me Donaldin nuk do të thotë që ne mos të përmendim asnjëherë në prezencën e tij Borën se edhe ajo njeri është”, ndërsa i kërkonte Trixës që të shkonte në darkë.

Derisa mungoi reagimi i Beatrix, në komente ka reaguar Anxhelina Hadërgjonaj, kushërira e saj, e cila ka thënë se protagonistja nuk është prekur nga shakaja e Ermalit, por e Salsanos dhe nga qeshja e banorëve të tjerë që i konsideronte të afërt.

Anuloi hyrjen në Big Brother VIP, Beatrix thuhet se është larguar nga Shqipëria
Lexo po ashtu Anuloi hyrjen në Big Brother VIP, Beatrix thuhet se është larguar nga Shqipëria

“Ermal sepse siç e the dhe vet jemi miq, dhe ta siguroj nuk është prekur nga përmendja e personave të tretë (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson)”.

“Por, është prekur nga batuta pa lidhje e zotëri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt”.

“Ti e fillove po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të 95′. Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet e të marrë çfarë vendimi të dojë sepse boll ka duruar!”, shkruan në komentin e Anxhelinës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori