LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat e pazakonta të Travoltas ndaj personelit të hoteleve

Kërkesat e pazakonta të Travoltas ndaj personelit të hoteleve

John Travolta është nga të rrallët në Hollywood që me fanatizëm e ruan privatësinë e tij, ndërsa të punësuarit në hotele kanë zbuluar disa detaje dhe kushtet që aktori i kërkon kur është klient i tyre.

Në çdo udhëtim, 62-vjeçari merr mbulesat e veta. Nga menaxherët e hoteleve kërkon që apartamenti ku do të qëndrojë, të jetë i zbrazët së paku dy ditë, në mënyrë që të mos e dëgjojë erën e dikujt tjetër.


Janë të domosdoshme perdet e zeza, ndërsa për të siguruar privatësi të plotë ai kërkon edhe fleta alumini që të mos e shohë askush.

Veç kësaj, atë duhet ta presë masazhisti më i mirë që nuk guxon të jetë femër, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që krahas akuzave se është homoseksual, në vitin 2012, Travolta u padit nga gjashtë masazhistë, të cilët pohonin se ai i ka prekur gjatë kohës që po i bënin masazh. /Telegrafi/