LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së, Islami: Kanë ardhur nga shërbimet inteligjente të Serbisë ose të vendeve jo mike të Kosovës

Kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së, Islami: Kanë ardhur nga shërbimet inteligjente të Serbisë ose të vendeve jo mike të Kosovës
Foto: Arkiv

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, të mërkurën kishte thënë se ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj disa zyrtarëve të LDK-së.

Por siç ka marr vesh Telegrafi në kushte anonimiteti bëhet fjalë për Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, të cilët ishin pjesë e këtij planifikimi për atentat.


Në lidhje me këtë njohësi i sigurisë, Avni Islami në një prononcim për Telegrafin ka thënë se përderisa nuk ka ndonjë adresë të saktë se kush e ka bërë këtë kërcënim, opinioni publik nuk duhet të ngutet, derisa të dihet se nga kanë ardhur.

Këta janë zyrtarët e LDK-së ndaj të cilëve ishte planifikuar atentati
Lexo po ashtu Këta janë zyrtarët e LDK-së ndaj të cilëve ishte planifikuar atentati

Sipas tij, gjithmonë kur ka kriza politike një palë e tretë, siç është Serbia mundohet të shfrytëzojë rastin për të bërë vëlla vrasje në vend.

“Përmes mediave të shkruara dhe elektronike si dhe një deklarate të policisë pamë se që tre deputetë të LDK-së dhe disa nga PDK-ja kanë marrë kërcënime. Dhe përderisa nuk ka adresë të saktë dhe të mos identifikohen ata që kanë bërë këto kërcënime, dhe përderisa nuk ka një adresë se nga kanë ardhur këto kërcënime, është mirë që mos të nguten as mediat dhe as opinioni i përgjithshëm, pasi duhet të dihet se nga ka ardhur kërcënimi. Pasi gjithmonë në këto situata kur ka kriza politike dhe në rastin tonë, ne kemi edhe bisedime me Serbinë, gjithmonë i treti përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë dhe të shtijë në një farë mënyrë vëlla vrasje mes vete”, vlerësoi ai.

Njohësi i sigurisë, Avni Islami

Po ashtu, Islami tha se beson që këto kërcënime kanë ardhur nga shërbimet inteligjente të Serbisë, në mënyrë siç u shpreh ai të bëj përçarje politike në vend.

“Jam i prirë i asaj që këto kërcënime kanë ardhur nga shërbimet inteligjente të Serbisë ose të vendeve jo mike të Kosovës, në mënyrë që përçarja politike në Kosovë të thellohet hendeku i tyre. Krejt çka mund të them nga kjo është se duhet pritur organet kompetente të drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre, pasi ata janë të prirë dhe të autorizuar që ta thonë”, tha ai.

Njohësi i sigurisë po ashtu tha se nëse ky kërcënim ka ardhur nga shqiptarët, atëherë siç vlerësoi ai “është një veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

“Nëse eventualisht, po presupozoj që ka ardhur nga shqiptarët ky kërcënim atëherë kemi të bëjmë me një veprim jashtëzakonisht të rrezikshëm në kohë më të vështira, kur fati i Kosovës ende nuk është i zgjedhur deri në fund. Jam i prirë të besoj që në këto raste i treti ka vepruar që të shtijë përçarje dhe ta thellojë atë edhe më tepër tek politika e Kosovës. Edhe pse kemi një Serbi të fuqishme dhe më të unifikuar, ndërsa politika shqiptare nuk është e unifikuar dhe nuk është duke dal me një zë përball Serbisë”, ka thënë ai.

I pyetur se si mund të bëhet siguria e tyre, Islami tha: “Kjo është çështje e organeve të sigurisë dhe në veçanti të AKI-së që t’i marrin nën kontroll ata që flitet se janë kërcënuar, të sigurohet perimetri i tyre në distancë të mjaftueshme dhe të identifikohet çdo lëvizje e personave të apostrofuar”.

Ndryshe, pasditen e së mërkurës u raportua për një kërcënim ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hotit, Armend Zemajt dhe Arben Gashit.

E pas raportimeve për këtë kërcënim detaje kanë dhënë edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se janë duke hetuar këtë rast, duke e cilësuar si “kanosje”.

Siç u raportua në media kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë. Po ashtu këto organe kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori