LAJMI I FUNDIT:

Kërcënime dhe shantazhe, zbulohet makthi që po kalon anëtari i Juventusit – i huazuar te Ajaxi

Kërcënime dhe shantazhe, zbulohet makthi që po kalon anëtari i Juventusit – i huazuar te Ajaxi

As një vit më parë Mohamed Ihattaren ka shkuar tek Juventusi, që e ka marrë në Continassa për shumë 1.2 milionë euro të paguara për PSV Eindhoven. Djaloshi i lindur në vitin 2002 konsiderohet si një yll i së ardhmes, pavarësisht një temperamenti që disa herë ka lënë shumë vend për polemika.

Holandezi është huazuar te Sampdoria, por papritmas është larguar nga Liguria, për shkak të problemeve personale, duke u rikthyer të stërvitet në Holandë. Më pas ka ardhur huazimi tek Ajax me të drejtën e blerjes deri në dhjetor 2022.


Eksperienca e tij në Itali ishte e shumë e shkurtër, por edhe pasi u kthye në shtëpi gjërat nuk po përmirësohen shumë. Nga sa mësohet, lojtari nuk po stërvitet me klubin holandez.

Mesfushori i Juventusit, Mohamed Ihattaren e konsideron pensionimin nga futbolli në moshën 19-vjeçare për shkak të depresionit
Lexo po ashtu Mesfushori i Juventusit, Mohamed Ihattaren e konsideron pensionimin nga futbolli në moshën 19-vjeçare për shkak të depresionit

Kërcënime dhe shantazhe

Siç raporton DeTelegraaf, Ihattaren ka qëndruar jashtë skuadrës që fluturoi në Austri për fazën përgatitore. Mes të tjerëve që mungojnë, janë ish-romanisti Maarten Stekelenburg dhe talenti shumë i ri Amourricho van Axel Dongen.

Komunikata e Ajaxit ka treguar për një mungesë për shkak të problemeve fizike, por gazeta holandeze ka treguar një histori tjetër. Arsyeja pse Ihattaren nuk po stërvitet me shokët e skuadrës gjendet në një sërë kërcënimesh dhe shantazhesh që lojtari i është nënshtruar kohëve të fundit.

Klubi, nëpërmjet trajnerit të ri Alfred Schreuder, tashmë i ka bërë të ditur futbollistit se klubi është pranë tij për momentin dhe se do t’i jepet kohë për ta zgjidhur këtë problem.

Një futbollist i pafat

Nuk jepen indikacione shumë të sakta për llojin e kërcënimeve dhe origjinën e tyre, por nga Holanda vetëm sa saktësojnë se nuk vijnë nga tifozët.

Ndaj probleme që nuk kanë të bëjnë as me fushën dhe as me futbollin në përgjithësi. Gjithashtu sepse në muajt e parë tek Ajax-i, pas eksperiencës italiane, Ihattaren tha se ishte shumë i lumtur me zgjedhjen për t’u kthyer në vendlindje dhe për t’u transferuar në Amsterdam Arena.

Tani gjithçka duket se do të shembet përsëri mbi të. Në fund të fundit, problemet e holandezëve me origjinë marokene kanë rrënjë të largëta. Vdekja e babait të tij në vitin 2019 e preku thellë dhe ka qenë origjina e depresionit që e bindi të largohej nga Italia.

Dhe pikërisht tani që futbollisti fatkeq dukej i lumtur, ky mister nuk do t’i bëjë aspak mirë karrierës dhe shëndetit mendor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori