LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja Jana Kramer rrëfen detaje për marrëdhënien abuzive që kishte: Më tha se do të më vriste

Këngëtarja Jana Kramer rrëfen detaje për marrëdhënien abuzive që kishte: Më tha se do të më vriste
Foto: YouTube

Këngëtarja amerikane, Jana Kramer, së fundmi ka dhënë disa detaje në lidhje me një marrëdhënie abuzive, në të cilën ishte e përfshirë kur ka qenë më e re.

Teksa theksoi ‘Muajin e Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje’, artistja ndau një foto nga vitet e adoleshencës ku ishte ulur në prehrin e mamasë së saj ndërsa buzëqeshnin para kamerës.


Në foto, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë me një shirit në kokë ngjyrë kafe, kurse e ëma një bluzë të zezë dhe një gjerdan zinxhir argjendi.

View this post on Instagram

A post shared by Jana Kramer (@kramergirl)

“Kjo është një foto shumë e vështirë për mua. Dikush mund ta shikojë këtë dhe të shohë dy fytyra të buzëqeshura. Një vajzë me nënën e saj. Por ajo që ishte nën buzëqeshje është diçka për të cilën unë ende e kam të vështirë ta flas edhe sot e kësaj dite”, filloi ajo në postimin emocional duke mbajtur të fshehtë emrin e abuzuesit të saj të dyshuar.

Të gjitha lajmet nga Jana Kramer
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jana Kramer

“Nuk i mbaj mend arsyetimet që u thashë njerëzve kur shkova në shtëpi për t’i shpëtuar abuzuesit tim për prerjet dhe gërvishtjet në shpatullat dhe krahët e mi, apo pse më dhembnin brinjët. Por kur shikoj këtë foto, kjo është gjithçka që shoh”.

Jana Kramer (Foto: YouTube)

38-vjeçarja vazhdoi të pretendonte se pa një “vajzë të thyer, e cila javë më parë ishte fiksuar, ndërsa burri që më kishte dashur më tha se do të më vriste”, vazhdoi ajo.

Kramer, e cila aktualisht është në lidhje me Ian Schinelli, përshkroi se ishte në një gjendje të tmerrshme saqë besonte se do të ndodhte një gjë e tillë.

“Unë jam ende duke u përpjekur të kaloj duke e ditur se kjo nuk ishte marrëdhënia e fundit abuzive…”, pohoi ajo më tej, duke shtuar “Unë flas për të ndihmuar të tjerët dhe shpresoj të ndihmoj të paktën një person që po e lexon këtë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori