LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarja Adelina Emini rezulton pozitive me coronavirus

Këngëtarja Adelina Emini rezulton pozitive me coronavirus
Foto: Adelina Emini/Instagram

Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Emini, ka njoftuar miqtë e saj në rrjetet sociale se është infektuar me coronavirus.

Në një status të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Adelina ka shkruar se edhe pse gëzon shëndet të plotë dhe është pa simptoma, analizat e kryera të shtunën e nxorën pozitive me COVID-19.


Teksa do të futet në izolim për ta tejkaluar gjendjen me virus, Emini u bën thirrje miqve dhe fansave të saj që të kenë sa më shumë kujdes dhe të ruajnë shëndetin e tyre.

Foto: Adelina Emini/Instagram

Ky është statusi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore. Bazuar në këto përvoja, ju sygjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj”, ka shkruar Adelina Emini në Facebook.

Përndryshe, e shëruar nga coronavirusi pak javë më parë njoftoi të jetë këngëtarja tjetër e njohur shqiptare e cila gjithashtu ka të njëjtin emër – Adelina Thaçi. /Telegrafi/

Adelina Thaçi Meta (Foto: Adelina Thaçi/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori