Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar disa fotografi të tjera nga festimet e ditëlindjes së saj të 37-të.

Ditëlindja e gjeti artisten e hitit “In the Name of Love” në New York, qytetin ku ka lindur dhe është rritur, duke zgjedhur që këtë ditë të veçantë ta shijojë në vendin që ka një domethënie të veçantë për të.


Në imazhet e publikuara në Instagram, Rexha shfaqet në disa poza mjaft provokuese, duke pozuar nga pas dhe duke vënë në pah format e saj trupore.

Si gjithmonë, artistja nuk ka ngurruar të shfaqet pa komplekse dhe të jetë e sigurt me pamjen e saj, pavarësisht komenteve dhe kritikave që ndër vite ka marrë për peshën.

Me qëndrimin e saj, Bebe ka treguar vazhdimisht se nuk lejon që komentet për pamjen fizike ta pengojnë të shijojë trupin dhe stilin e saj.

Fotografitë e reja kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar në masë ndaj postimit të këngëtares, ndërsa Bebe duket se po vazhdon ta festojë këtë kapitull të ri të jetës me të njëjtën vetëbesim që e karakterizon. /Telegrafi/