LAJMI I FUNDIT:

Kënga e Botërorit kryeson top listat në Poloni

Kënga e Botërorit kryeson top listat në Poloni
Era Istrefi (Foto: YouTube)

Kënga “Live it up” nga Will Smith, Nikcy Jam dhe Era Istrefi është kënga përcjellëse e Kampionatit Botëror këtë vit, që po mbahet në Rusi.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e futbollit, teksa nuk kanë munguar edhe kritikat.


Sido që të jetë, për momentin “Live it up” radhitet ndër këngët më të dëgjuara dhe të shitura në disa prej shteteve të Evropës.

Ndërsa në Poloni, kjo këngë radhitet e para në këngët më të kërkuara në aplikacionin iTunes.

One life #liveitup cuz you dont get it twice💗

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on Jun 9, 2018 at 12:21pm PDT

E lumtur për këtë fakt, Istrefi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi, përmes së cilës ka treguar këtë sukses.

Për momentin, këngëtarja shqiptare ndodhet në Xhamajka për xhirimet e klipit të ri “Prisoner”.

Era Istrefi mjaft provokuese në xhirimet e klipit të ri në Xhamajka
Lexo po ashtu Era Istrefi mjaft provokuese në xhirimet e klipit të ri në Xhamajka

Këtë këngë ajo e publikoi vetëm pak ditë më parë, gjersa njëlloj si “Live it up”, edhe “Prisoner” është pritur shumë mirë nga fansat.

Era pritet të performojë në mbyllje të Kampionatit Botëror, në ndeshjen finale. /Telegrafi/

Its an “add to cart” kinda day 🛒

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on Jun 12, 2018 at 1:29pm PDT