KEDS fillon takimet intensive me institucionet për kursim të energjisë elektrike
Në mënyrë që t’i zbusë pasojat e krizës energjetike, KEDS ka filluar një fushatë të përgjithshme për kursim të energjisë elektrike. Në kuadër të saj, është duke u bërë një punë intensive edhe me institucionet e vendit, që të kursehet energjia në limitet maksimale brenda objekteve publike.
Aktualisht, ekipet e KEDS janë duke i bashkërenduar strategjitë e kursimit me komunat e Kosovës.
Disa zyrtarë të kompanisë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj. Palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në arritjen e efiçiencës maksimale nga dikasteret që i takojnë komunës.
I dyti i Prishtinës është zotuar që kryeqyteti do të bëjë maksimumin që çdo kilovat që mund të ruhet do të kursehet.
Një takim i ngjashëm është zhvilluar edhe me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni. Aty të dy palët janë pajtuar që të gjenden format më të mira të kursimit në objektet që i menaxhon komuna dhe njësitë e saj.
“Në këtë mision e keni mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë”, tha kryetari Hyseni.
Ekipet e kompanisë do të zhvillojnë takime ditëve në vijim më udhëheqësit e të gjitha komunave të vendit, institucioneve, bizneseve dhe mekanizmave tjerë.
Secili poç elektrik që nuk kryen ndonjë funksion parashihet të ndalet. Kjo, gjatë verës është shumë e rëndësishme, pasi pos që kursen, bën që të kemi më tepër energji elektrike në dispozicion.
Aktualisht çmimet e importit janë shumë të shtrenjta, mbi pesëfish në krahasim me vitin e kaluar. Ato çmime përcaktohen nga bursat ndërkombëtare, ku ne nuk kemi asnjë ndikim. Pra, është krejtësisht jashtë kontrollit tonë.
Por, ajo që e kemi në dorë është kursimi i një malli që aktualisht ka vështirësi ta sigurojë e tërë Evropa.
Në këtë mënyrë, çdo kilovat i kursyer nënkupton siguri më të madhe në furnizim me energji elektrike dhe rritje më të vogël të çmimit, pasi zvogëlohet kostoja e sistemit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre