Është e ditur se Keanu Reeves të gjithë statistëve që kanë punuar me të në filmat hit “Matrix” u kishte blerë motoçikleta. Honorarin e tij nga ai film i kishte ndarë me ekipin që ka punuar në efektet speciale dhe në kostumografi.

Po ashtu, kishte kërkuar që atij t’i paguhej honorar më i vogël në filma, në mënyrë që të mund të luanin edhe aktorë të tjerë.

Keanu Reeves nuk posedon rezidenca luksoze si yjet tjera dhe nuk blen gjësende të shtrenjta (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Edhe pse është një yll hollivudian, ai udhëton me transport publik dhe shpesh shoqërohet me të pastrehët.

Lajmet për Keanu Reeves Lajmet për Keanu Reeves

Ndërsa këto ditë është bërë e ditur se aktori i famshëm është angazhuar fshehurazi në Fondacionin “John Wick” (që mban emrin e karakterit të tij në filmat për John Wickun).

Ka pasuri prej qindra miliona dollarësh, por udhëton me transport publik (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ky fondacion i financon hulumtimet shkencore për gjetjen e mjekimit për kancer, si dhe i ndihmon spitalet e fëmijëve.

Kur është pyetur në lidhje më këtë, 54-vjeçari ka thënë se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me këtë fondacion, përkundër ndihmës që i jep.

“Vërtet dua t’i lë që ta kryejnë punën e tyre”, është shprehur Reeves kur është zbuluar se ai qëndron prapa këtij fondacioni bamirës. /Telegrafi/