LAJMI I FUNDIT:

Keanu Reeves pozon me çiftin që po martohej, ndërsa fotografia bëhet hit në rrjetet sociale

Keanu Reeves pozon me çiftin që po martohej, ndërsa fotografia bëhet hit në rrjetet sociale
Keanu Reeves (Foto: Getty Images)

Jarrod Camara dhe Leslie Walker janë martuar në Kaliforni, ndërsa para ceremonisë, një mik i tyre e kishte vërejtur aktorin Keanu Reeves në një lokal, të veshur me pajisje për motoçikletë.

Më pas, çifti martesor e ka lutur yllin hollivudian për një fotografi dhe ai ka pranuar me kënaqësi.


Fotografia, të cilën ata e publikuan në rrjetet sociale është shpërndarë shumë, sidomos në forumin e Reddit për Reeves.

Jordan Camara, vëllai i dhëndrit, ka thënë për Huffington Post se aktori ishte i mrekullueshëm.

Lajmet për Keanu Reeves
Lexo po ashtu Lajmet për Keanu Reeves

“Keanu erdhi, u foli për dore të gjithëve dhe pastaj e bëri atë pozë fantastike, të cilën e shihni në fotografi”.

“Ishte shumë i qetë dhe i këndshëm. Gjithçka ndodhi pak minuta para martesës, ndërsa nusja dhe dhëndri ishin tejet të gëzuar”, ka thënë Jordan.

Në ndërkohë, Reeves vazhdon punën e tij si aktor. Në fund të muajit gusht është lansuar filmi i ri, “Destination Wedding”, ku luan së bashku me Winona Ryder.

“Replicas” është një tjetër film që do të publikohet gjatë këtij viti, ndërsa ai po punon në vazhdimin e tretë të John Wick, “John Wick 3: Parabellum Films” që do të jetë gati në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori