LAJMI I FUNDIT:

KDI: Vendimi i sotëm i Qeverisë të pasohet me aplikimin e dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë

KDI: Vendimi i sotëm i Qeverisë të pasohet me aplikimin e dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me targat e përkohshme për veturat e Serbisë të cilat qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim është në frymën e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë, e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011, si dhe dakordimeve tjera mes dy shteteve në vitet pasuese lidhur me këtë çështje.


Marrëveshjet në fjalë ia njohin palës kosovare zbatimin e regjimit të tabelave të përkohshme të automjeteve me targa serbe, që si praktikë është zbatuar nga Serbia prej vitit 2011 ndaj automjeteve me targa kosovare që udhëtojnë në territorin e Serbisë.

KDI kërkon nga Qeveria që përveç vendimit për aplikimin e targave të përkohshme, të fillohet me zbatimin e provizioneve tjera të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë, të cilat parashohin lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje për shtetasit e Serbisë që udhëtojnë në Kosovë, ashtu siç veprohet nga ana e autoriteteve serbe në raport me shtetasit e Kosovës, të cilat udhëtojnë në ose nëpër Serbi.

KDI konsideron se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe marrëveshjes finale për njohje reciproke me Serbinë arrihet vetëm nëse dy vendet tregojnë përkushtim në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e që në esencë synojnë lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë e Serbi, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori