LAJMI I FUNDIT:

Katër skuadra të mëdha pas Pjanic, prin PSG-së

Katër skuadra të mëdha pas Pjanic, prin PSG-së
Miralem Pjanic duke festuar triumfin në finale të TIM Cup (Foto: Getty Images)

Miralem Pjanic për momentin është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian.

Për yllin e Juventusit kanë shfaqur interesim disa nga skuadrat më të mëdha, numri i të cilave po shtohet dita ditës.


Aktualisht sipas TuttoSport, për boshnjakun janë në garë Paris Saint Germaini, Chelsea, Barcelona dhe Manchester City.

Pjanic dhe Isco gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Por, Juventusi nuk e ka ndërmend ta heq lehtë dorë nga 28-vjeçari.

Duke parë interesimin e madh, Zonja e Vjetër i ka vendosur atij një çmim në vlerë 100 milionë euro.

PSG ofron 30 milionë euro plus Rabiot për Pjanicin
Lexo po ashtu PSG ofron 30 milionë euro plus Rabiot për Pjanicin

Aktualisht për ish-yllin e Romës garën duke e prirë është PSG-ja.

Gjithsesi nuk përjashtohet që ati të rinovojë me Juven pasi besohet se bardhezinjtë i kanë ofruar rinovim me një rrogë vjetore 6.5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/