Një studim nga Fit Rated, një website për rishikimin e pajisjeve të fitnesit, zbuloi se një peshë në palestër ka 362 herë më shumë mikrobe sesa tualeti

Këtu janë disa nga fajtorët më të mundshëm për skuqje pas stërvitjes, puçrra ose plagë, dhe si mund të shmangni marrjen dhe përhapjen e mikrobeve të palestrës në trupin tuaj. Kushtojini rëndësinë e duhur!

Folikuliti është skuqje e shkaktuar nga qimet e infektuara nga bakteret

Një pjesë e mirë e njerëzve kanë shenja të kësaj natyre në lëkurë. Duken si puçrra të ngritura në lëkurë, të cilat nëse ngacmohen shkaktojnë plagë të përhershme.

Gjendja shkaktohet nga mikrobet si bakteret ose kërpudhat që futen brenda folikulave të qimeve në lëkurë, duke shkaktuar infeksion.

Në raste të rënda, folikuliti mund të duket më pak si puçrra dhe më shumë si një masë edhe e madhe, e fryrë.

Për të shmangur këtë gjendje, përpiquni të mos vishni rroba që i keni veshur më parë në palestër, që kanë djersë, e që shkaktojnë fërkime dhe irritime të lëkurës suaj.

Ringworm është një infeksion i kërpudhave që shkakton një skuqje në formë unaze

Infeksioni ndodh kur parazitët e vegjël të kërpudhave e kthejnë lëkurën në strehën e tyre dhe kthehen në vatër të kuqe ose rozë.

Këto zona mund të jenë kruajtëse ose të shkaktojnë ndjesi djegieje. Gjendja mund të përhapet nga një zonë e trupit tuaj në një tjetër.

Djersitja, si dhe kontakti me sipërfaqe të kontaminuara si dyshemetë e palestrës apo dollapët, mund të përhapin infeksionin tek ju.

Sportet e kontaktit, veçanërisht mundja dhe futbolli, janë faktorët kryesorë të rrezikut për këtë infeksion.

Infeksioni i këmbëve nga djersa dhe atletet

Më së shumti shfaqet si kruarje lëkure midis gishtërinjve. Mund ta merrni me çdo lloj ekspozimi ndaj kërpudhave, si duke ecur këmbëzbathur në dushe publike, pishina apo kudo tjetër me një sipërfaqe të lagur.

Nga mbajtja e atleteve për një kohë të gjatë, djersa, e gjithë kjo situatë shkakton kruarje në zonën e infektuar.

Lajmi i mirë është që këmbët nuk kanë efekte anësore serioze dhe mund të mjekohen me një krem lëkure ose medikamente nga goja.

Kruajtja e ijëve

Kërpudhat pëlqejnë zonat e ngrohta, të lagështa dhe të paevitueshme, duke e bërë rajonin tuaj një objektiv të përsosur, veçanërisht pas një seance të fuqishme, të djersitur palestre.

Njerëzit që djersiten më shumë janë më të rrezikuar. Kjo është arsyeja pse ka tendencë të jetë më e zakonshme tek burrat, pasi ato në përgjithësi janë seksi i djersitur.

Një dush i mirë dhe tharja me peshqir pas stërvitjes do të ndihmojë në parandalimin e këtij lloji infeksioni. /Telegrafi/