Katër gola për 45 minuta, Anglia i jep leksione futbolli Francës


Kombëtarja e Anglisë ka dhuruar spektakël në pjesën e parë ndaj Francës, sfidë që po zhvillohet për medaljen e bronztë të Kupës së Botës 2026.
“Tre Luanët” kanë qenë larg më finalizues se Franca për ta mbyllur këtë pjesë me rezultat 0-4.
Declan Rice shënoi një supergol nga distanca për të zhbllokuar epërsinë pas vetëm tre minutave lojë.
Bukayo Saka pastaj realizoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Ishte Ezri Konsa që shënoi me kokë pas harkimit të Rice për të dyfishuar epërsinë.

Kurse, goditjen për golin e tretë ia dha Marcus Rashford pas një bashkëpunimi me Bukayo Sakan (37’).
Franca tentoi dy herë përmes Kylian Mbappe, megjithatë ylli i Realit dështoi t’i finalizonte.
Krejt në fund, në skenë doli sërish Saka, që realizoi gol të bukur për rezultatin 0-4 (45+2').
Mbetet të shihet nëse “Gjelat” do të arrijnë të bëjnë ndonjë përmbysje të çmendur, apo tashmë janë dorëzuar për këtë sfidë./Telegrafi/










































