LAJMI I FUNDIT:

Katër formacionet e mundshme të Man Unitedit me Sanchezin në skuadër (Foto)  

Katër formacionet e mundshme të Man Unitedit me Sanchezin në skuadër (Foto)  

Portali i njohur britanik Goal.com ka publikuar katër formacionet të mundshme të Manchester Unitedit, ku pjesë përbërëse e tij është edhe sulmuesi kilian, Alexis Sanchez.

Sanchez është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe nuk pati asnjë marrëveshje për rinovim dhe largimi i tij është çështje orësh ose ditësh.


Deri në ditën e diel, favorit për nënshkrimin e tij ishte skuadra e Manchester Cityt, pasi thuhej se kiliani dëshironte të punonte përsëri me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.

Sanchez lihet jashtë skuadrës së Arsenalit, afër transferimi te Unitedi?  
Lexo po ashtu Sanchez lihet jashtë skuadrës së Arsenalit, afër transferimi te Unitedi?  

Megjithatë, sipas mediave angleze në fund gjithçka ka ndryshuar dhe Sanchez ka zgjedhur të transferohet te rivali tjetër i madh i Topçinjve, Djajtë e Kuq.

Sanchez duke festuar njërin nga golat e tij këtë sezon (Getty Images)

Mediumet angleze zyrtarizimin e marrëveshjes e shohin shumë afër, teksa thuhet se i është rezervuar edhe fanella me numër 7.

Sanchez zgjedh numrin e fanellës te Machester United, do ta bartë legjendaren me numrin 7
Lexo po ashtu Sanchez zgjedh numrin e fanellës te Machester United, do ta bartë legjendaren me numrin 7

Portali Goal.com ka përpiluar disa formacione, ku Sanchez do të mund të luante nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.

Nga sulmuesi i krahëve tek ‘trekuartisti’ dhe sulmuesi i dytë, Telegrafi ua sjell formacionet e mundshme.

Formacioni 4-2-3-1, sulmues i krahut djathtë   

Formacioni 4-2-3-1, sulmues i krahut të majtë

Formacioni 4-2-3-1, ‘trekuartistë’ apo pas sulmuesit

Formacioni 3-5-2, sulmues i dytë  

/Telegrafi/