LAJMI I FUNDIT:

Kate Winslet në krah të regjisorëve të akuzuar për ngacmim seksual

Kate Winslet në krah të regjisorëve të akuzuar për ngacmim seksual

Kate Winslet mbrojti vendimin e saj për të punuar me regjisorët e famshëm të Hollywood, Woody Allen dhe Roman Polanski, duke e quajtur përvojën ‘e jashtëzakonshme’.

Aktorja foli pas disa pyetjeje pikante në një intervistë me New York Times lidhur me dy lmat që do shfaqen më vonë këtë vit, Bëhet fjalë për lmat “The Mountain between us” me Idris Elba dhe Wonder Wheel, një dramë e shkruar dhe drejtuar nga Allen. Kur u pyet mbi akuzat e bëra ndaj Allen se ngacmon aktorët 41-vjeçarja tha: “Sigurisht që dikush mendon për këtë. Por në të njëjtën kohë, nuk e njihja Woodyn dhe nuk dija asgjë për atë familje.


Si aktore nuk di asgjë nëse ndonjë akuzë është e vërtetë apo e rreme. ‘Woody Allen është një drejtor i pabesueshëm. Ashtu edhe Roman Polanski. Kam pasur një përvojë të jashtëzakonshme pune me të dy këta burra, kjo është e vërteta’. Katë zemëroi edhe fansat me deklaratat e saj që mbronin regjistorët, një përdorues Twitteri tha: Nuk mund ta besoj, Kate nuk mbrojti vetëm Allen por edhe Polanskin për të cilin as nuk u pyet, çfarë po bë moj vajzë?

Allen u akuzua në vitin 2014 për abuzimin seksual të vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farrow, kur ishte fëmijë dhe drejtori franko-polak Roman Polanski u dënua për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare në vitin 1977. Ai u deklarua fajtor por iku në SHBA para dënimit përfundimtar dhe akuzat kundër tij janë ende në pritje të dalin në një vendim. Vetëm muajin e kaluar, Polanski u përball me akuza të reja për sulme seksuale nga një grua që pretendoi se e kishte abuzuar seksualisht në moshën 16 vjeç. Megjithatë, të dy regjisorët kanë vazhduar karrierën në mënyrën më të suksesshme, pavarësisht nga akuzat e bëra ndaj tyre.

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori