LAJMI I FUNDIT:

Kate Moss shet shtëpinë në Londër dhe zhvendoset në fshat për një jetë të re

Kate Moss shet shtëpinë në Londër dhe zhvendoset në fshat për një jetë të re

Për vite me radhë, modelja Kate Moss kalonte pothuajse çdo natë të javës duke festuar në Londër.

Por ato ditë janë pas saj, pasi tani modelja ka hequr dorë për një jetë të qetë në fshat – duke shitur shtëpinë e saj në Highgate të Londrës për 11.5 milionë funte.


Kjo do të thotë se ajo ka bërë një fitim prej 4.25 milionë funtesh nga ajo që ka paguar për shtëpinë 11 vjet më parë.

Foto: Getty

Prona u hodh në treg në fund të vitit të kaluar dhe u ble nga një partner në firmën e kontabilitetit PWC.

Vitet e fundit, Kate ka qëndruar larg vëmendjes dhe ka pasur një marrëdhënie të qëndrueshme me aristokratin dhe fotografin gjerman Kontin Nikolai Von Bismarck.

Çifti aktualisht jetojnë në shtëpinë e saj në Cotswolds, shkruan The Sun.

Foto: WENN

“Kate është e emocionuar që ka arritur të shesë shtëpinë e saj në Londër kaq shpejt. Është fundi i një epoke. Por ajo dhe i dashuri i saj kaluan izolimin në fshat dhe kuptuan se ritmi i jetës atje u përshtatej më shumë. E gjitha ka të bëjë me të bërë atë që e bën atë të lumtur”, tha një burim.

Megjithatë, shitja e shtëpisë së saj nuk është treguesi i vetëm që modelja është tërhequr nga jeta publike, Kate gjithashtu ka mbyllur edhe një nga bizneset e saj për modele.

Nga të ardhur e kompanisë dhe shtëpisë së shitur, Kate padyshim nuk do të duhet të shqetësohet për të dalë përsëri në pistat e modës. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mona Lisa", kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Magazina
Kalo në kategori