Kate Middleton thuhet se është shumë e mërzitur nga akuzat e bëra kundër saj në librin e ri të Princit Harry, “Spare”.
Princesha e Uellsit është “e indinjuar dhe e lënduar”, thotë Tom Bower, autori i “Revenge: Meghan, Harry and the War Between the Windsors”.
Në artikullin e datës 10 janar, Duka i Sussex detajon marrëdhënien e ftohtë midis gruas së tij, Meghan Markle dhe kunatës së tij.
Kate Middleton (Foto: Getty Images)
Harry pohon se në një moment Middleton donte që të gjitha fustanet e shoqërueses së nuses të ripunoheshin katër ditë para dasmës, sepse ato të Charlotte nuk përshtateshin siç duhet.
Përfundimisht, ajo pranoi të vizitonte rrobaqepësin e Markle për ta ndryshuar atë, por Harry shkruan se më vonë e gjeti të fejuarën e tij të atëhershme në lot.
Princi Harry (Foto: Wire Image)
Të nesërmen, vazhdoi ai, Middleton solli lule dhe një kartë dhe kërkoi falje.
Harry në libër përmendi edhe disa raste të tjera, ku Kate ishte përplasur me gruan e tij, Meghan Marklen.
Ai vuri në dukje edhe momente të tjera kur Kate dhe Meghan kanë qenë në polemika me njëra-tjetrën.
Meghan dhe Kate (Foto: Getty Images)
Harry e akuzoi po ashtu familjen mbretërore britanike duke thënë se nuk janë përpjekur asnjëherë të pajtohen me të dhe me Marklen.
Çifti janë larguar nga jeta mbretërore në vitin 2020. /Telegrafi/
Harry, Meghan, Kate dhe William (Foto: Getty Images)