LAJMI I FUNDIT:

Kastro me rekord personal me këngën ‘Valla’, ende pa i mbushur një javë i arrin 800 mijë klikime

Kastro me rekord personal me këngën ‘Valla’, ende pa i mbushur një javë i arrin 800 mijë klikime

Njëri nga hip hop artistët më të talentuar në vitet e fundit në Kosovë, padyshim që është Kastro nga Gjilani.

Reperi gjilanas së fundmi ka publikuar këngën e re ‘Valla’ e cila është shndërruar në një hit të madh në vendin tonë.


Ende pa i mbushur një javë kënga, ka arritur 817 mijë klikime që është një rekord personal për Kastron.

‘Aliena’, ‘Era’, ‘Sa t’o jeta’, ‘Andërr’, ‘Abi abi selam’ dhe ‘La Bamba’ ishin projektet e fundit të Kastros që i bashkëngjiti edhe video klipin.

Por për të arritur shifrën e 800 mijë klikimeve këto këngë është dashur të kalojnë disa muaj.

Vetëm ‘La Bamba’ dhe ‘Andërr’ kanë arritur të kalojnë shifrën e 800 mijë klikimeve, njëra për më shumë se një muaj ndërsa tjetrës i janë dashur rreth tre muaj.

‘Valla’ është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga adhuruesit e muzikës së Kastros dhe kënga po dëgjohet gjithandej nëpër clubet kosovare dhe më gjerë.

Hiti i ri nga Kastro pritet të marrë miliona klikime në YouTube, ndërsa reperi i ri gjilanas ka premtuar se do të sjell tjera këngë para verës.

Kastro tanimë ka filluar me ndeja të ndryshme, ndërsa gjatë verës pritet që të mbajë disa mbrëmje nëpër clubet më të mëdha në vend dhe në Zvicër e Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Magazina
Getinjo publikon fotografi nga

Getinjo publikon fotografi nga "burgu": Allah falëm, sepse kemi me i mërzit zullumqarët

Magazina
Modelja e cila mbylli instalacionin

Modelja e cila mbylli instalacionin "New York to Dublin" për shkak të ekspozimit të gjoksit, kishte akuzuar Kanye Westin për homoseksualizëm

Magazina
“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

“E futën në psikiatri gjashtë muaj, kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë: I thanë që do i presin këmbën

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Kalo në kategori