LAJMI I FUNDIT:

Karriera dhe trofetë e fituar nga Xavi – legjenda pensionohet nga futbolli

Karriera dhe trofetë e fituar nga Xavi – legjenda pensionohet nga futbolli

Mesfushori legjendar, Xavi Hernandez ka luajtur zyrtarisht ndeshjen e tij të fundit si futbollist profesionist, duke u larguar pas 20 vitesh karrierë.

Në fillim të këtij muaji, ikona e Barcelonës bëri me dije se ky është sezoni i tij i fundit, ndërsa dje zhvilloi ndeshjen e fundit në finale që Al Sadd u përball me Persepolis në Ligën e Kampionëve të Azisë.


Kapiteni i ndeshjes në stadiumin Azadi, Xavi ishte i pafuqishëm që ta ndalonte skuadrën e tij nga humbja 2-0, por ishte një pamje madhështore kur ai u zëvendësuar, me të gjithë të pranishmit në këmbë duke e duartrokitur.

Mesfushori spanjoll ishte pjesë e akademisë së katalunasve ndërsa debutoi në La Liga në ndeshjes ndaj RCD Mallorca.

Që nga ajo kohë, ai bëri 500 paraqitje në fanellën e blaugranëve dhe fitoi 25 trofe të mëdhenj, përfshirë tetë tituj të La Liga-së, tri Kupa të Mbretit, gjashtë Superkupa të Spanjës dhe katër Liga të Kampionëve.

Një gjeni i futbollit që fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte Topin e Artë, ka fituar edhe Kupën e Botës e Kampionatin Evropian në 133 paraqitje për Kombëtaren e Spanjës.

Xavi ka luajtur vitet e fundit në Katar, pas largimit nga Barcelona në vitin 2015, ku e kishin fituar tripletën.

Tani në moshën 39-vjeçare, ai është pensionuar nga futbolli për t’u bërë trajner, me AS që raporton se Xavi ka qenë në Madrid për ta kompletuar licencën nga UEFA.

Legjenda spanjolle është duke planifikuar që ta fillojë karrierën si trajner në Katar, por që nuk ka hezituar të zbulojë dëshirën e tij që një ditë të rikthehet te Barcelona si trajner.

Të gjitha lajmet nga Xavi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xavi

“Tani e filloj karrierën nga zero, nuk mund të filloj me një Ferrari apo me një anije të sofistikuar, duhet të marrë një anije të vogël, një makinë të vogël, ta testoj veten, të fitoj eksperiencë dhe them po, objektivi im është që të rikthehem te Barcelona, por unë jam i qetë”., ka thënë Xavi për Efe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori