LAJMI I FUNDIT:

Kapet shqiptari me drogë në vlerë tre milionë euro, e kishte fshehur poshtë frigoriferit

Kapet shqiptari me drogë në vlerë tre milionë euro, e kishte fshehur poshtë frigoriferit

Policia ka arrestuar një 38 vjeçar pasi dyshohet se kishte shkuar në Itali për të shitur një sasi të madhe droge e cila kapte vlerën e 3 milionë eurove.

I riu ishte pikasur nga hetuesit për shkak të precedentëve të tij të mëparshëm për trafik droge. Në momentin e arrestimit 38 vjeçari po i drejtohej makinës së tij një Alfa Romeo Giulietta.

Në shpejtësi e sipër i riu tentoi të fshehë një sasi prej 1 kg kokaine të cilin e kishte fshehur në brendësi të kroskotit.

Pas kontrollit të banesës së tij në Seriate, u gjet një sasi e konsiderueshme droge, ku pjesa më e madhe ishte fshehur poshtë motorit të frigoriferit.

Rreth 18 kg kokainë, 10 gramë heroinë si dhe 8 kg hashash, u sekuestruan nga autoritetet italiane të cilat kapnin një vlerë totale prej 3 milionë eurosh.

Mbi qeset e drogës së sekuestruar ishin shënuar emra qytetesh si :Lecco, Bergamo, Brescia, të cilat tregonin se për ku do të shkonte sasia e drogërave.

Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi dhe tre armë me silenciator. Autoritet italiane vazhdojnë hetimet për të zbuluar më tej të gjithë dinamikën e këtij aktiviteti./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori