LAJMI I FUNDIT:

Kapakun e stilolapsit që e përpiu si fëmijë, i mbeti në mushkëri për 40 vjet (Foto)

Kapakun e stilolapsit që e përpiu si fëmijë, i mbeti në mushkëri për 40 vjet (Foto)

Një grua nga Kina, që e kishte përpirë një kapak plastike të stilolapsit si fëmijë, u befasua kur kuptoi se ende e ka në trup edhe pas 40 vitesh.

Pacientja 49-vjeçare është shtruar në një spital në Shandong, me dhimbje të mëdha barku, transmeton Telegrafi.


Pjesa e mushkërisë, ku iu gjet kapaku

Mjekët ia zbuluan objektin e huaj pasi i bënë fotografim të thellë në mushkëri, por nuk besonin se në pjesën e djathtë mund të jetë një kapak stilolapsi, derisa nuk e larguan një shtresë.

E tëra që ajo kujton, ishte se si nxënëse rreth nëntëvjeçare e ka përpirë një kapak plastik në shkollë. Megjithëse e kanë dërguar te mjeku, atë e lëshuan pasi nuk kishte asnjë simptomë.

Kështu kishte zgjatur për një kohë, derisa nuk ka hyrë në të 30-at. Prej atëherë dhe 19 vjet më pas, ajo ka pasur kollitje të shpeshta dhe të pakontrolluara.

Objekti plastik pas intervenimit

Gjatë kontrollit, mjekët menduan se ajo ka djegie në mushkëri apo ndonjë inflamacion, por ‘objekti i errët’ i bëri ta studiojnë edhe më gjatë, derisa e zbuluan çfarë është.

Në pacienten është intervenuar me endoskopi, ndërsa bashkë me kapakun e stilolapsit, i është hequr edhe një pjesë e mushkërisë. Gjendja e saj është nën kontroll, ndërsa është duke u trajtuar në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Kalo në kategori