LAJMI I FUNDIT:

Kaos tek Argjentina, futbollistët bojkotojnë stërvitjen dhe e lënë Sampaolin në stol

Kaos tek Argjentina, futbollistët bojkotojnë stërvitjen dhe e lënë Sampaolin në stol

Një situatë kaotike ka mbërthyer kombëtaren e Argjentinës, në këtë Kampionat Botëror që po mbahet në Rusi.

Një klan lojtarësh të Argjentinës i kanë kërkuar zyrtarisht Federatës që të shkarkojë trajnerin Jorge Sampaoli para ndeshjes së fundit ndaj Nigerisë, por kjo e fundit e ka refuzuar këtë kërkesë.


Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, fillimisht ka qenë i lëkundur me këtë kërkesë, përcjell KP.

Messi, Caballero, Sampaoli... Të gjithë fajtorët e fatkeqësisë argjentinase
Lexo po ashtu Messi, Caballero, Sampaoli... Të gjithë fajtorët e fatkeqësisë argjentinase

Por, pas një takimi me vetë trajnerin ka vendosur ta konfirmojë në detyrë Sampaoli, duke sjellë përçarjen mes trajnerit e Federatës nga njëra anë dhe lojtarëve nga ana tjetër.

Sampaoli nuk dëshirohet nga lojtarët, por federata e ka konfirmuar si trajner!

Një situatë aspak e këndshme, ndërkohë që eliminimi nga Botërori, pas një humbje e një barazimi, është në derë.

Televizioni argjentinas mban një minutë heshtje pas humbjes ndaj Kroacisë, si shenjë 'vdekje' për futbollin e këtij vendi
Lexo po ashtu Televizioni argjentinas mban një minutë heshtje pas humbjes ndaj Kroacisë, si shenjë 'vdekje' për futbollin e këtij vendi

Grupi i futbollistëve nuk ka aspak besim te trajneri dhe lojtarët kanë zhvilluar një takim mes tyre.

Pas refuzimit të kërkesës së tyre për të shkarkuar Sampaolin, ata kanë kërkuar që trajneri të qëndrojë i ulur në një cep në stol dhe t’i marrin vetë vendimet: formacionin, stërvitjen etj., dhe të mos ndjekin më këshillat e trajnerit.

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori