LAJMI I FUNDIT:

Kanye West pranon publikisht pëlqimin për mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Anastasia Karanikolaou

Kanye West pranon publikisht pëlqimin për mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Anastasia Karanikolaou

Postimi i ri i Kanye West në Instagram zbuloi një rrëfim të pazakontë romantik.

Reperi i “Donda”, 45-vjeç, tha se ka pëlqim për Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou, 25-vjeçare, mikesha e ngushtë e motrës më të vogël të ish-gruas së tij Kim Kardashian, Kylie Jenner.

“E gjithë bota e di që kam pëlqim për Stas”, shkroi reperi për modelen mahnitëse në Instagram të enjten (6 tetor) duke treguar se ai e ndihmoi atë dhe miqtë e saj të futeshin fshehurazi në shfaqjen e Balenciaga në Javën e Modës në Paris.

Foto: Getty

Ky rrëfim i tij erdhi mes një morie postimesh nga muzikanti këtë javë, me një që shfaqte Kylie, në shfaqjen e tij të fundit të modës Balenciaga, shkruan DailyMail.

“Në rregull, më duhet të pranoj se i thash Johan të fuste Anastasia, Victorian dhe Carter në shfaqjen e Balenciagas dhe po e gjithë bota e di që unë kam pëlqim për Stas”, ka shkruar Kanye.

Johan reperi ka shumë të ngjarë t’i referohet drejtorit të marrëdhënieve me VIP dhe modës së Balenciaga, Johan Fleury.

“Por Victoria është gjithashtu e mirë, unë thjesht ndjej se njerëzit të tillë nuk duhet të frenohen nga frika se mos humbasin ndonjë gjë”, shtoi ai, duke iu referuar me sa duket ish-asistentes së Kylie, Victoria Villarroel, 30 vjeçe.

Më pas ai u shfaq duke bërë një gërmim në familjen Kardashian.

Stassie u fotografua duke marrë pjesë në shfaqjen Balenciaga të cilën Kanye e hapi një ditë para momentit të tij të diskutueshme Yeezy në Paris.

Influencuesja ishe e shoqëruar së bashku me Kylie, Khloe Kardashian dhe Christine Quinn.

Përveçse që është mikesha e ngushtë e Kyliet, ajo është e famshëm për fizikun e saj joshës, të cilën ajo e shfaq shpesh në rrjetet e saj sociale në foto të nxehta me bikini.

Kjo nuk është hera e parë që një nga shoqet e Kyliet tërheq vëmendjen e partnerëve të motrave të saj.

Ndonëse shoqe fëmijërie që kur ishin 10 vjeçe, Stassie u bë shoqëruesja e themelueses se “Kylie Cosmetics” pas përplasjes së saj me ish-shoqen më të mirë Jordyn Woods.

Marrëdhënia e tyre u ndërpre pasi u publikua lajmi se ish-partneri i Khloe Kardashian, basketbollisti Tristan Thompson puthi Jordyn në një festë.

Kanye West i quan seksualizuese kampanjat e Kim Kardashianit për markën e saj “Skims”
Lexo po ashtu Kanye West i quan seksualizuese kampanjat e Kim Kardashianit për markën e saj “Skims”

Skandali nënkuptonte fundin e miqësisë shumëvjeçare të Jordyn me familjen dhe mikeshën e saj më të mirë, Kylie.

Rrëfimi romantik i Kanye vjen pasi ai akuzoi familjen Kardashian se ‘në thelb rrëmbeu’ vajzën e tij Çikago në ditëlindjen e saj, teksa ai rindezi përplasjet në rrjete sociale me Kim, duke vazhduar të pretendonte se ajo e kishte penguar atë të shihte fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori