LAJMI I FUNDIT:

Kandidati presidencial, Font: Barcelona rrezikon falimentimin ekonomik dhe rrënimin moral

Kandidati presidencial, Font: Barcelona rrezikon falimentimin ekonomik dhe rrënimin moral
(Në mes) presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona është në rrezik të falimentimit ekonomik dhe rrënimit moral. Kështu ka thënë kandidati për president, Victor Font.

Në një letër të hapur drejtuar anëtarëve të klubit dhe mediave, lideri i grupit ‘Si al futur’ – i cili synon të marrë drejtimin e Blaugranëve – ka dhënë një vlerësim tronditës lidhur me situatën në të cilën ndodhet klubi katalunas.


Kritikat e ashpra vijnë pas javës turbulente në Camp Nou, ku gjashtë anëtarë të bordit të Josep Maria Bartomeut dhanë dorëheqje nga postet e tyre.

Ndërsa zëvendëspresidenti në largim, Emili Rousaud, dha një deklaratë eksplozive duke thënë se dikush ka pasur dorë në atë që ka ndodhur, duke aluduar në thashethemet që u përhapën se presidenti aktual kishte angazhuar një kompani të PR-it për të pastruar imazhin e Bartomeut dhe për të rrënuar atë të disa lojtarëve.

Josep Maria Bartomeu dhe presidenti i Athletic Bilbaos, Aitor Elizegi (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

“Tash e një kohë, projekti ‘Si al futur’ i ka paralajmëruar anëtarët e Barcas se klubi po shkon drejt një ‘stuhie të përsosur’ – duhej t’i zëvendësonte gjeneratën e lojtarëve më të mirë në histori, të ndërtonte dhe financonte zhvillimin e projektit Espai Barca dhe të konkurronte me korporatat që kanë thuajse burime të pakufizuara financiare”, ka thënë Font.

“Shpërthen bomba te Barcelona”, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqje dhe vënë në dyshim drejtimin e klubit
Lexo po ashtu “Shpërthen bomba te Barcelona”, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqje dhe vënë në dyshim drejtimin e klubit

Duke përmendur të gjithë atë që ka ndodhur në prapaskenë, si edhe situatën në të cilën gjendet Spanja dhe klubi si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ai e ka kritikuar vendimin për rimodelimin e bordit të drejtorëve në këtë kohë.

Kandidati presidencial nuk e ka lënë pa përmendur transferimin e Neymarit nga Santosi që u shndërrua në skandal dhe klubi u desh të paguante shuma të pa bëra publike.

“Duke shtuar politikën e çrregullt sportive, shpërbërjen e bordit të drejtorëve dhe reduktimin e dukshëm në të hyra si pasojë e pandemisë – rezultat i gjithë kësaj është falimentimi ekonomik dhe rrënimi moral në të cilin është vënë klubi. Loja mbaroi”, ka shkruar Font.

Ai e ka përsëritur faktin se ‘Si al futur’ e kishte vënë veten në dispozicion të Bartomeut për të ndihmuar gjatë krizës së COVID-19 për të ndërtuar një fron të përbashkët, por vetëm për t’u zhgënjyer në këto përpjekje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori