Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënies së vendit të tij me SHBA-në.

Kjo vjen vetëm disa orë pasi Donald Trump tha se po shqyrtonte tërheqjen e trupave nga Gjermania, ku SHBA-të kanë baza ushtarake jetësore, transmeton Telegrafi.


Komentet e vetë presidentit amerikan ishin me sa duket në hakmarrje ndaj Friedrich Merz, i cili më parë tha se Irani kishte "poshtëruar" SHBA-në.

Duke folur sot me gazetarët në bazën ushtarake Munster në Gjermaninë perëndimore, Merz tha: "Siç e dini, ky partneritet transatlantik është veçanërisht afër zemrave tona - dhe për mua personalisht".

Ai gjithashtu theksoi se Gjermania është në "kontakt të ngushtë" me partnerët e saj, veçanërisht Uashingtonin.

“Irani duhet të ulet në tryezën e negociatave dhe të "ndalojë së luajturi me kohën", shtoi kancelari gjerman. /Telegrafi/