LAJMI I FUNDIT:

Kampionati Kombëtar i Mjekrës dhe Mustaqeve thyen rekorde botërore

Kampionati Kombëtar i Mjekrës dhe Mustaqeve thyen rekorde botërore

Pjesëmarrësit në Kampionatin Kombëtar të Mjekrës dhe Mustaqeve në Florida kanë thyer rekorde botërore për mjekrën dhe mustaqet më të gjata.

Ky aktivitet i cili çdo vit zhvillohet në një vend të ndryshëm nga Beard Team USA, këtë vit u mbajt në plazhin Daytona, përcjell Telegrafi.


Fanatikët e qimeve të fytyrës tentuan për herë të parë të thyejnë rekordin për zinxhirin më të gjatë të mjekrave duke qëndruar krah për krah dhe duke formuar një zinxhir prej 86 personash me përmasa 59 metra.

Organizatorët më pas provuan të krijojnë edhe zinxhirin më të gjatë të mustaqeve me 27 pjesëmarrës, e që arrinte një gjatësi prej 6 metrave.

“Mendoj se duket tepër e çmendur sepse është e çuditshme të bësh një zinxhir mjekër në radhë të parë”, tha drejtori i Beard Team USA, Bryan Nelson. /Telegrafi/