LAJMI I FUNDIT:

Kampi i Furyt kërkon hetim nga WBC lidhur me ndarjen e pikëve në meçin kundër Wilder

Kampi i Furyt kërkon hetim nga WBC lidhur me ndarjen e pikëve në meçin kundër Wilder
Deontay Wilder, Frank Warren dhe Tyson Fury (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Vendimi i gjyqtarëve që ta mbyllnin baras meçin ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury, është etiketuar si kundërthënës dhe kampi i britanikut është duke kërkuar një hetim lidhur me pikët e ndara për dy boksierët.

30-vjeçari u ndesh në Los Angeles me kampionin në fuqi të WBC-së në kërkim të rikthimit të tij në majat e boksit në kategorinë e peshave të rënda.

Dueli mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder u mbyll baras (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, edhe pse gjatë gjithë kohës ishte përpara me pikë, në fund gjyqtarët e vendosën meçin me pikë të barabarta, duke vënë në pah edhe dy nokautet që i pësoi Fury.

Mirëpo, Sky Sport News raporton se promovuesi i tij, Frank Warren, do të kërkojë nga organizata WBC (World Boxing Council) që të bëjë një hetim lidhur me vendimin për pikë të barabarta ndërmjet Tysonit dhe Wilderit.

Për më shumë, sipas këtij njoftimi, kampi i boksierit britanik do të kërkojë nga WBC që të urdhërojë edhe një rimeç.

Lajmet për Tyson Furyn
Lexo po ashtu Lajmet për Tyson Furyn

Në ndërkohë, Warren ka thënë se duhet gjatë vitit 2019 duhet të zhvillohet një rimeç në ambient të hapur në Britani të Madhe.

Deontay Wilder, Frank Warren dhe Tyson Fury (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Kjo varet nga Tyson, mirëpo nga perspektiva ime, do të më pëlqente rimeçi. Le ta mbushim një stadium futbolli. E duam përballjen”.

“Pavarësisht se kush fitoi, është nga ato duele që të gjithë duan t’i shohin sërish”, ka theksuar promovuesi i 30-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori