LAJMI I FUNDIT:

“Kam përjetuar edhe ankth”, Teuta Krasniqi flet për gjendjen emocionale që kishte kaluar para dhe pas ndarjes nga Blero

“Kam përjetuar edhe ankth”, Teuta Krasniqi flet për gjendjen emocionale që kishte kaluar para dhe pas ndarjes nga Blero

Ata janë ndarë rreth shtatë vite më parë dhe ka qenë një nga më të bujshmet në showbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për aktoren Teuta Krasniqi dhe këngëtarin Blero Muharremi, të cilët asokohe tronditën opinionin me lajmin rreth ndarjes.

Aktorja e njohur së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “8a8” me Adelina Ismailin, gjersa është kthyer pas për të folur për atë që kishte përjetuar pas ndarjes nga Blero.


Ajo thekson se nuk ka qenë e lehtë dhe se për shkak të kësaj përjetoi një gjendje të rëndë emocionale e po ashtu edhe ankth.

Teuta Krasniqi (Foto: Facebook)

“Është interesant mua shpesh më bie në disa situata që ta thyej një farë akulli që mandej bëhet më e lehtë. Në fillimet e veta nuk ka qenë si proces i lehtë as ndarja. Ndarja mes dy bashkëshortëve është proces shumë i vështirë, është traumatik dhe gjithmonë mendon se çfarë pasoja mund të kesh pas këtij vendimi, do të thotë në moment që një çift ndahet kushdo që e ka përjetuar, e di se është problem do t’ua sqarojë fëmijës, prindërve, shoqërisë, e unë është dashur edhe dy milionë njerëzve”, u shpreh Krasniqi.

“Edhe në atë kohë, edhe sot po them që nuk është trend i mirë por gjithsesi diçka të cilën e sheh se nuk ka me vazhdu mirë është mirë me e këput. E imja ka zgjatur shumë. Thashë e kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe unë sot them se mirë që ka qenë më e vogël, se sot do ishte më e vështirë. Pavarësisht ndarjes, fëmija nuk ka fëmijë. Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në çdo festë bashkë. Kam ditur të lexoj tituj super bombastik, kur po lexoj nuk po e di as nuk po e njoh këtë vajzën e leje më që nuk jam unë, me thënë kushtimisht ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth”, ka vazhduar më tej ajo.


Nga martesa me Bleron, Teuta ka një vajzë të quajtur, Tara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Valon Syla hedh poshtë aludimet se do të jetë analist në Big Brother VIP Kosova 3

Valon Syla hedh poshtë aludimet se do të jetë analist në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Magazina
Kalo në kategori