LAJMI I FUNDIT:

“Kam mbrojtur vendin tim dhe tani do të mbroj rripin” – nga arma, në oktogon: Amosov me rrëfim emocional

“Kam mbrojtur vendin tim dhe tani do të mbroj rripin” – nga arma, në oktogon: Amosov me rrëfim emocional

Më 24 shkurt 2022, jeta e Yaroslav Amosov ndryshoi përgjithmonë. Nga triumfi i 26-të radhazi në karrierën e tij profesionale në MMA dhe kur u kurorëzua si kampion i Bellator në peshë të lehtë, ai tani është me armë në duar kundër agresorit rus.

Amosov kishte larguar gruan dhe djalin e tij të vogël nga Ukraina, duke vozitur për 36 orë pa gjumë, përpara se të kthehej në vatrën e luftës, aty ku do të mbante një armë për herë të parë në duar.


Duke qenë i lindur në qytetin e Irpin në periferi të Kievit në vitin 1993, 30 vjet më vonë Amosov ishte një nga shumë ushtarët civilë të ngarkuar për ta mbrojtur vendin e tij nga forcat ruse.

STAMFORD, CT - AUGUST 23: Yaroslav Amosov poses for photos at the weigh-in. Yaroslav Amosov will be challenging Dave Rickels in a 175-pound catchweight bout during the weigh-in on August 23, 2019, at the Webster Bank Arena in Bridgeport, Connecticut.

Dhe pasi u fut në misionin ushtarak pa përvojë, Amosov e di se jeta e tij nuk do të jetë kurrë e njëjtë me atë që ai tani synon të mbrojë titullin e tij Bellator – 624 ditë pasi e fitoi atë në qershor të 2021.

Duke folur për Daily Star, Amosov tha: “Më duhej të luftoja sepse më tha zemra. Njerëzit më thanë se ndoshta nuk kisha nevojë të bashkohesha në luftë. Por, duhej të ndihmoja vendin tim dhe qytetin tim”.

“Unë e di që kam ndryshuar si person. Sigurisht, njerëzit janë të ndryshëm tani dhe të gjithë ukrainasit janë të ndryshëm”.

Amosov ka ndihmuar burrat, gratë dhe fëmijët drejt vendeve të sigurta, duke shpërndarë furnizime dhe duke luftuar trupat ruse. Por – rikthimi i tij në MMA vjen me kërkesë të njerëzve të tij.

IRPIN, UKRAINE -- MARCH 6, 2022: Yaroslav Amosov, left, who is also a MMA fighter takes cover from incoming artillery fire in Irpin, Ukraine, Sunday, March 6, 2022.

Duke qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i një pushtimi që ka çuar në vdekjen e më shumë se 7,000 civilëve, rikthimi i tij në UFC nuk është i lehtë.

“Kur shkova në luftë e dija se karriera ime mund të kishte mbaruar. Nëse nuk do të ishte për popullin ukrainas që më thoshte të mbroja rripin tim, atëherë mund të mos isha fare këtu”, ka thënë ai.

“Ka kaluar një kohë e gjatë pa luftuar dhe tani e kuptoj që është pjesë e jetës time. Fillova stërvitjen dhe dy javët e para ishin shumë të vështira. Trupi im nuk ishte gati dhe nuk kisha kushte. Isha i dobët. Por, duhej të rikuperohesha – kthimi në jetën normale me familjen time është i rëndësishëm”.

The home of Yaroslav Amosov's mother was bombed with his belt inside - after she fled

Jo vetëm që prania e Amosov, Vitali dhe Wladimir Vitali Klitschko, Oleksandr Usyk dhe Vasiliy Lomachenko ndër të tjera dha motivim për ukrainasit, por edhe mbrojtja e rripit të tij këtë fundjavë mund të bëjë të njëjtën gjë.

“Unë mendoj se ishte e rëndësishme. Kur njerëzit shohin sportistë, politikanë dhe aktorë është një motiv për të vazhduar. Ishte një motivim edhe për mua. Pashë shumë njerëz që qëndronin dhe ndihmonin – kjo është jetike”, potencoi më tej luftëtari i arteve marciale mikse.

Yaroslav Amosov found his Bellator Welterweight Championship belt in the rubble

Një moment thellësisht domethënës nga koha e luftimit të Amosovit në Ukrainë ishte fshehja e rripit kampion në peshën e lehtë në shtëpinë e nënës së tij, e cila u bombardua.

Amosov buzëqeshi kur u pyet nëse mbrojtja e titullit ishte një simbolik se ai e gjeti rripin edhe nën rrënoja dhe se kjo shenjë është që ai të mos dorëzohet.

Pasi gjendet në Irlandë dhe ka kaluar kohë duke u stërvitur me “Top Team Amerikan”, 29-vjeçari do të synojë të mbrojë rripin e tij kundër kampionit të përkohshëm Logan Storley në një përsëritje të një përballjeje të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori