“Unë e hap gjithmonë këtë temë, sepse e pres me padurim ditën kur do ta vesh fustanin e bardhë, që ka qenë gjithmonë dëshira ime... Kam shumë dëshirë, gjithashtu, të bëhem nuse. Të kurorëzosh lidhjen, qoftë me fejesë ose martesë, nuk diskutohet që dashuria është parësore...Për mua, dashuria është gjithçka, dashuria është ushqim i shpirtit”, ka thënë Kaltrina.

Këngëtarja ka pohuar se jeta e saj është e rrethuar më dashuri duke bërë të ditur se edhe pak muaj bëhen 5 vjet që është takuar me Dritanin, të fejuarin e saj. /BW/