LAJMI I FUNDIT:

Kaloi në shqyrtim të dytë Projektligji për rregullat e reja në trafik – pritet rritja e gjobave

Kaloi në shqyrtim të dytë Projektligji për rregullat e reja në trafik – pritet rritja e gjobave

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka kaluar në shqyrtim të dytë Projektligji për rregulla të reja në trafik.

Pro Projektligjit kanë votuar 61 deputetë, transmeton Telegrafi.


Ministri thotë se nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor.

“Ligji Aktual ka zbrazëtire ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor, në mungesë të anëtarësimit në këto dy Koventa, në vijim janë paraqitur ndryshimet e domosdoshme nëpërmjet këtij Projektligji”, thekson ministri.

Në reagimin e tij të bërë në Facebook, ai ka përmendur disa nga ndryshimet që dalin nga ky Projektligj.

🔹 Transpozon pjesërisht Direktiven 2015/413 të datës 11.03.2015 që ka të bëjë me lehtësimin e shkëmbimit të informative ndërkombëtare në çështjet e gjobave të lidhura me sigurinë në trafik;

🔹 Në përgjithësi janë rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik.

🔹 Kundërvajtjet në trafik janë të përshkallzuara;

🔹 Janë të përcaktuara dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun e trotineteve elektrike.

🔹 Dispozitat që rregullojnë veprimet në autoudhë ku parashihen ngritjet e gjobave për shkak të rrezikshmerisë.

🔹 Dispoziatat për drejtimin e mjetit motorik ku janë përshkallëzuar gjobat pa patentë shoferë dhe me patentë shofer jo valid.

🔹 Përcaktimi i përdorimit të video incizimeve si provë e shkeljeve nga pjesëmarrësit në trafik.

🔹 Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave elektronike;

🔹 Bartja e përgjegjësisë tek pronari i automjetit, për rastin kur nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor;

🔹 Dispozitat e veçanta ndaj shoferëve që ndotin rrugën me rrotat me baltë nga rruga e dheut, vendpunishtja dhe çfarëdo materiali që e ndotë rrugën;

🔹 Rregullimi i dispozitave lidhur me çështjen e masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik” për përsëritësit e shkeljeve.

🔹 Pasojat juridike të dënimeve janë rregulluar në mënyrë të detajuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori