LAJMI I FUNDIT:

Kahn tregon gjithë historinë e lidhjes së Ronaldos me Bayern Munichun

Kahn tregon gjithë historinë e lidhjes së Ronaldos me Bayern Munichun

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Oliver Kahn ka treguar se klubi gjerman nuk do të transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ka një muaj që ka njoftuar Djajtë e Kuq se synon të largohet këtë verë pasi dëshiron të luftojë ende për trofe dhe të luajë në Ligën e Kampionëve.


Shumë klube evropiane janë lidhur me transferimin e yllit portugez, ndër to edhe Bayern Munichu.

Atletico Madridi dhe Bayern Munichu janë në garë për transferimin e Ronaldos
Lexo po ashtu Atletico Madridi dhe Bayern Munichu janë në garë për transferimin e Ronaldos

Megjithatë, edhe pse Bavarezët e kanë diskutuar mundësinë e transferimit të Ronaldos, ata kanë vendosur se ai nuk përshtatet me filozofinë e tyre.

“Ne diskutuam për Cristiano Ronaldon brenda klubit. Unë e konsideroj atë një nga futbollistët më të mëdhenj ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Kahn për Bild.

Dita e parë në detaje e kthimit të Cristiano Ronaldos në Man Utd
Lexo po ashtu Dita e parë në detaje e kthimit të Cristiano Ronaldos në Man Utd

“Më pas arritëm në përfundimin se, pavarësisht vlerësimit për Cristianon, ai nuk do të përshtatej në filozofinë tonë në situatën aktuale”, përfundoi drejtori i Bayernit.

Ndryshe, Ronaldo është kthyer gjatë të martës te Unitedi, pas mungesës prej 17 ditësh në turneun parasezonal dhe vazhdon të insistojë rreth largimit. /Telegrafi/