LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj: Janë vrarë e burgosur njerëz për kauzat e Kurtit, si erdhi në pushtet ndryshoi

Kadrijaj: Janë vrarë e burgosur njerëz për kauzat e Kurtit, si erdhi në pushtet ndryshoi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka adresuar kritika të ashpra kundrejt kryeministrit Albin Kurti.

Kadrijaj tha se për kauzat e Kurtit janë vrarë e burgosur njerëz, duke theksuar se kur erdhi në pushtet, Kurti “i harroi” premtimet e kauzat si aktivist e si opozitar.


“Të mos flasim për Zajednicës. Ata janë vrarë për Zajdenicen dhe për të gjitha këto kauza janë vrarë njerëz, zoti Kurti i ka qitur njerëzit në rrugë për Asociacionin, për Zajednicë, siç e ka quajtur. Janë vrarë njerëzit në rrugë për kauzat e zoti Kurti… Ka njerëz që janë burgosur për kauzat e zotit Kurti, e tash këto ndryshime me ardhjen në pushtet janë ndryshime drastike. Sepse në raport me ato qëndrime e ka marrë përkrahjen popullore, i ka marrë 51 për qind. Ndërsa, tash është një zhgënjim total, pasi asnjë premtim nuk e ka mbajtur. ;ka njofto asnjë të arritur të Kosovës”, ka thënë Kadrijaj, për RTV Dukagjini.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti kanë pësuar ndryshim drastik pasi kanë marrë pushtetin.

“Zoti Kurti nuk ka njoftur në fakt asgjë, asnjë të arritur të Kosovës deri sa ka ardhur në pushtet. Dhe nëse i shohim deklaratat e zotit Kurtit para se të vijë në pushtet dhe pasi ka ardhur, ka ndryshim drastik. Asnjë parti nuk mundet me pas ndryshime drastike të qëndrimeve dhe qëndrimeve si zoti Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Sepse ata nuk e kanë pasur fare prioritet dialogun dhe ka dalë prioritet i parë”, ka shtuar Kadrijaj. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori