LAJMI I FUNDIT:

Kadetët e rinj të Policisë me trajnime mbi rolin dhe misionin e Prokurorit të Shtetit

Kadetët e rinj të Policisë me trajnime mbi rolin dhe misionin e Prokurorit të Shtetit

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Shenaj Berisha, ka ligjëruar për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës në kuadër të trajnimit të organizuar nga Akademia për Siguri Publike e Kosovës në Vushtrri.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se qëllimi i këtij trajnimi ishte shpalosja e temave të rëndësisë së lartë për shkollimin e kadetëve të rinj, duke iu ofruar atyre mbështetje për formimin e tyre, sepse do të jenë në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.


“Rrjedhimisht, gjatë trajnimit, kadetët u njohën me rolin e Prokurorit të Shtetit si institucion i pavarur për ndjekjen penale të personave të akuzuar, mandatin dhe strukturën e Prokurorit të Shtetit, si dhe kompetencat lëndore dhe territoriale, e në këtë kontekst edhe të rolit të prokurorisë themelore, tema këto, të cilat zgjojnë interesim në procesin e formimit të tyre profesional dhe do të ushtrojnë ndikim të veçantë në të ardhmen e tyre si kadetë të rinj të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Qasja me shembuj praktikë dhe transmetimi i pamjeve vizuale në prezantimin e ligjëruar nga prokurorja Berisha janë cilësuar si kontribut konkret, mjaft efektiv, atraktiv dhe i dobishëm për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori