LAJMI I FUNDIT:

Kader i kërkon llogari Edonës për intervistën e dhënë në Serbi, ajo i kthehet: Ti që u hipën sipër burrave, pas dy muajsh Lumbardhi do të lë

Kader i kërkon llogari Edonës për intervistën e dhënë në Serbi, ajo i kthehet: Ti që u hipën sipër burrave, pas dy muajsh Lumbardhi do të lë
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Emisioni “Post Big Brother VIP Kosova” ka shërbyer sërish si arena për një diskutim të nxehtë rreth figurës së Edona James dhe intervistës së saj që ka shkaktuar valë në të kaluarën.

Ish-banorja e së njëjtës shtëpi, Kader Kicaj, që është edhe e dashura e fituesit të edicionit të dytë të BBVK, Lumbardh Salihu, ka ngjallur sërish debatin duke sugjeruar se deklaratat e Edonës në Serbi janë ato që i kanë penguar shanset për të fituar kompeticionin.

Gjatë një diskutimi të zjarrtë në emision, Edona u përfshi për t’i kthyer përgjigje akuzave të Kaderit, duke sqaruar edhe njëherë kontekstin e intervistës së saj në televizionin serb – një temë që ajo e kishte trajtuar më parë edhe në emisionin “Hallakamë”.


Edona James publikon fotografi e përqafuar me Hamëz Jasharin e ri
Lexo po ashtu Edona James publikon fotografi e përqafuar me Hamëz Jasharin e ri

Pas shpjegimeve, debati mori një kthesë të papritur kur James iu drejtua Kaderit me një replikë provokuese: “Mos fol ti që je mësuar t’u hipësh sipër burrave”.

“Dy muaj po t’i jap kohë dhe ky djalë [Lumbardhi] do të të lë”, i tha më pas trangjinorja nga Suhareka bukuroshes prizrenase, duke shprehur kështu mos besimin e saj mbi lidhjen e Lumit me Kaderin.

Edona James: Unë nuk e kam marrë pasaportën gjermane, se më është kërkuar ta lëshoj nënshtetsinë shqiptare
Lexo po ashtu Edona James: Unë nuk e kam marrë pasaportën gjermane, se më është kërkuar ta lëshoj nënshtetsinë shqiptare

Edona përndryshe ishte një nga finalistet e këtij edicioni, duke rezultuar e katërta në televotimin final, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë, Blerando në vend të dytë dhe Lumbardhi në vend të parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori