LAJMI I FUNDIT:

Ka përfunduar turneu i YDF-së në Sofje të Bullgarisë

Ka përfunduar turneu i YDF-së në Sofje të Bullgarisë
(Foto: basketbolli.com)

Të dielën ka përfunduar turneu i YDF-së në Sofje të Bullgarisë për grupmoshat U-14, në të dyja konkurrencat.

Kosova (femrat) pësoi nga Turqia me rezultat 37-62 (10:24, 11:12, 8:19, 8:7). Skuadra turke ishte më e mirë në periudhën e parë dhe të tretë, ndërsa ajo e dytë dhe e fundit ishin të barabarta. Kosova në fund pësoi 37-62, që ishte humbja e tretë, pas Bullgarisë dhe Rumanisë, ndërsa ka mundur Maqedoninë Veriore.


Në një ndeshje kryesisht të barabartë, Kosova (M) pësoi nga Turqia me rezultat 49-55 (14:12, 12:18, 6:11, 17:14). Dardanët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 10:3, por më pas turqit u rikthyen derisa kjo pjesë përfundoi 14:12.

Turqia kaloi në epërsi në periudhën e dytë, ku për një nuancë ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 26:30. Edhe në periodën e tretë, skuadra turke ishte më e mirë 6:11, ndërsa në atë të fundit, Dardanët ishin më të mirë 17:14, por nuk arritën të rikthejnë rezultatin, ku pësuan 49-55.

Kosova te meshkujt e përfundoi turneun me tri humbje e një fitore, ku mundi Maqedoninë Veriore, ndërsa pësoi nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.