LAJMI I FUNDIT:

Juventusi do të bëjë ofertë për Bernardeschin

Juventusi do të bëjë ofertë për Bernardeschin

Agjenti i Federico Bernardeschit besohet se do të takohet me Fiorentinën gjatë ditës për të biseduar për të ardhmen e tij.

Mediat italiane raportojnë se Juve do të shfrytëzojë këtë rast për të destabilizuar bisedimet duke bërë ofertë prej 35 milionë eurosh për lojtarin.


Reprezentuesi italian ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Fiorentinën, por ka shumë mundësi që ai nuk do të rinovojë me skuadrën nga Artemio Franchi.

Lajmet e fundit rreth Serie A
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Serie A

Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i Bernardeschit do të takohet me Fiorentinën gjatë dtiës, duke vepruar edhe si ndërmjetës i ofertës së Juventusit.

Ai do të informojë Violan se Bianconerët janë gati të paguajnë 35 milionë për të, që është afër çmimit prej 40 milionë eurosh që Fiorentina e kërkon për lojtarin. /Telegrafi/